Paloka: Për pushtet Rama i gatshëm ta çojë vendin drejt konfliktit civil

  • 19 June 2019 - 16:34
Paloka: Për pushtet Rama i gatshëm ta çojë vendin drejt konfliktit civil

PD ka reaguar zyrtarisht pas përplasjeve të shumta që ka patur këtë të mërkurë mes militantëve demokratë dhe forcave të policisë në një sërë KZAZ-së në jug të vendit, përfshi këtu edhe arrestimet e ish deputetëve e plagosjet e disa prej eksponentëve të selisë blu.

Përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari Edi Paloka deklaroi se për mbajtjen e pushtetit, kryeministri është i gatshëm ta çojë vendin në konflikt civil.

“Për pushtetin e tij personal dhe pasurinë e  tij të paligjshme Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vendosë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasje mes shqiptarëve.”-tha Paloka.


(Kosova Sot Online)