Aksioni me policinë gjermane, eksperti i sigurisë jep alarmin: Ja qendrat ku po bëhet pastrim parash

  • 19 June 2019 - 16:59
Aksioni me policinë gjermane, eksperti i sigurisë jep alarmin: Ja qendrat ku po bëhet pastrim parash

“Duke pasur këtë dukuri të qartë tani nënkuptohet se këtu ka të bëjë me shpëlarje parash, sepse punëtorët këtë punë e punojnë duke u paraqitur me telefona se gjinden në ato qendra të perëndimit, dhe duke i folur gjuhët e atij mjedisi ku zhvillohet ai biznes”, tha eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës në koordinim edhe me atë gjermane, kanë zhvilluar të martën një aksion policor në disa qendra të quajtura “Call Center", në të cilat dyshohet se po bëhet pastrim parash.

E njohësit e fushës së sigurisë kërkojnë që të njëjtat masa të ndërmerren edhe kundër qendrave të masazhit, biznese të pista ku po bëhet pastrim parash dhe po zhvillohet edhe prostitucioni, e parapa të cilave dyshohet se qëndrojnë mafiozët e lidhur me politikën.

Sipas eksperti të fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava, në Kosovë gjithçka që funksion është e dyshimtë, sikur në këtë rast biznesi i ‘Call Center” e shumë biznese të tjera prandaj sipas tij, këto veprimtari duhet të ndiqen dhe të luftohen. 

Image
Hajrullah Tërnava

“Duke pasur këtë dukuri të qartë tani nënkuptohet se këtu ka të bëjë me shpëlarje parash, sepse punëtorët këtë punë e punojnë duke u paraqitur me telefona se gjinden në ato qendra të perëndimit, dhe duke i folur gjuhët e atij mjedisi ku zhvillohet ai biznes. Është shumë e kuptueshme që aksione të tilla duhen të zhvillohen edhe kundër shumë dukurive negative të ngjashme sikur në këtë rast masazheve edhe tjera veprimtarive të dyshimta të pastrim parave e sidomos kundër prostitucionit e pse jo kundër fajdegjive, haraçit, lojërave të aparateve-automatve, lotarive të ndryshme që tani ekzistojnë me të madhe, shtëpive publike nëpër tërë territorin e Kosovës, si dhe bujtinave të ndryshme e që kanë lidhje me të fortit e këtij shteti me ato investime marramendëse për punë të pista”, tha Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që prapa këtyre bizneseve qëndrojnë mafiozët e mbrojtur nga bosët e politikës, dhe nuk është lehtë të luftohen, por duhet vepruar kundër tyre. 

“Biznese të tilla zhvillohen në mënyrë të organizuara e që mbrapa këtyre bizneseve qëndrojnë mafiozët të lidhur ngushtë me politikanët. Me që një organizim i tillë që tash e sa kohë zhvillohen sot në Kosovë, duhet një angazhim i tërë i shoqërisë kosovare që ti luftoj këto dukuri, e që në fakt është tepër e vështirë sa kjo klikë politike që i ka krijua këto biznese nuk është bash lehtë të luftohen sa të qëndrojnë në pushtet. Sidomos është për tu habitur kur dihet se tani Kosova e ka një numër të madh të policisë të cilët paguhen nga taksapaguesit e këtij vendi, por ja që edhe këtu dyshohet se a mos edhe këta janë të përzier në këtë krim dhe i kryejnë detyrat e të mëdhenjve të këtij vendi”, theksoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë ai thotë se përpjekjet nuk duhet ndaluar sepse me reforma politike në të ardhmen, me garnitura të reja që vijnë në pushtet, mund të luftohet ky krim që e ka kapluar këtë vend, e që po ia humbë shpresat rinisë dhe të tërë popullit edhe të jetojnë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)