Akuza e rëndë: Politikan të fuqishëm të lidhur me kartelat e drogës, paratë i investojnë në Kosovë

  • 19 June 2019 - 18:01
Akuza e rëndë: Politikan të fuqishëm të lidhur me kartelat e drogës, paratë i investojnë në Kosovë

“Është shumë më rëndësi që ky aksion apo të tilla të zhvillohen edhe në sektor të tjerë prapa të cilëve qëndron fuqishëm politika, siç përmenden qendrat e masazhit ku po bëhen pastrim parash dhe po zhvillohet edhe prostitucioni. Le të vazhdon ky aksion në baza ditore”, tha analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri, duke komentuar aksionin e përbashkët të organizuar nga Policia e Kosovës dhe ajo gjermane, për kontrollin e ushtruar të disa “Call Center”, ka thënë se ky aksion është vetëm një përpjekje e vogël për të përmirësuar imazhin e thellë të rrënuar të shtetit të Kosovës nga krimi e korrupsioni, imazh i dëmtuar gjithandej në botën demokratike. 

Image
Nexhat Haziri

“Imazhi i krijuar i Kosovës si një vend ku nuk sundon rendi dhe ligji, me institucione të kapura të gjyqësisë, ka bërë që vendi i ynë të shihet si parajsë për pastrim parash nga persona të inkriminuar nga jashtë dhe brenda, kapitali i së cilëve ka origjinë të dyshuar. Vetë aksioni i zhvilluar i prokurorisë Speciale të Kosovës në koordinim më policinë dhe prokurorinë e Gjermanisë në disa qendra të ashtuquajtura si 'Call Center", në të cilat dyshohet se po behet pastrim parash, e konfirmon këtë fakt. Por, ky është vetëm një hap i vogël, por i rëndësishëm në luftë kundër kësaj veprimtarie kriminale, siç është pastrimi I parave, e që është mjaftë i dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e biznesit të shëndosh por edhe atë politik në vendin tonë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ai kërkon që nëse vërtetë institucionet e sundimit duan të ngjallen seriozisht, aksionet e tilla duhet të vazhdojnë dhe të jenë të natyrës së veprimit të përditshëm dhe jo adhok. 

“Është shumë më rëndësi që ky aksion apo të tilla të zhvillohen edhe në sektor të tjerë prapa të cilëve qëndron fuqishëm politika, siç përmenden qendrat e masazhit ku po bëhen pastrim parash dhe po zhvillohet edhe prostitucioni. Le të vazhdon ky aksion në baza ditore. Pastaj ka hapësirë për aksione të tilla edhe në sektorët e dertimit sepse një nga sektorët i cili ka kohë që është shndërruar në lavatriqe për pastrimin e parave, është sektori i ndërtimit, në veprimtarinë e së cilit janë përfshirë politikan të fuqishëm të Kosovës, të cilët parat e fituara jashtë ligjshëm i kanë investuar dhe po i investojnë edhe sot në sektorin e ndërtimit”, deklaroi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, sipas Hazirit, ka dyshime se edhe politikan të fuqishëm që janë nga Tirana të lidhur edhe me kartelat e drogës në Shqipëri dhe që kanë investime të mëdha në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë.

Derisa nuk zgjerohet pista e hetimit dhe veprimit në një rreze më të gjerë të biznesit kriminal, Haziri thotë se mbetet pesimist për seriozitetin që mundë të ketë një aksion si ai i ditës së martë.

“Pra, megjithatë unë nuk pres ndonjë hetim apo aksion në këtë sektor për arsyen se prapa tyre siç e thash edhe më parë qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës dhe kur kihet parasysh edhe fakti tjetër që institucionet që duhet ta hetojnë fenomenin e pastrimit të parave, janë të kapura nga politika, konkretisht nga njerëzit që qëndrojnë në krye të veprimtarisë së pastrimit të parave, atëherë kjo mundë të mbetet vetëm një tentativë sa për reklamë”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)