Franca dhe Gjermania, qasje të kundërta për postet evropiane

  • 19 June 2019 - 18:57
Franca dhe Gjermania, qasje të kundërta për postet evropiane

Ka një qasje të ndryshme në aspektin e organizimit mes Parisit dhe Berlinit, gjë që po i pengon për momentin të bien dakort në lidhje me liderët e rinj të institucioneve europiane, u shpreh sot pasuesja e paramenduar e kancelares, Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK).

‘’Ne kemi qasje të kundërta në planit e sistemit, dhe shpresoj që ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë’’, deklaroi AKK-ja për median në Paris, gjatë një ceremonie të dorëzimit të çmimit europiani(ja) e vitit nga revista ‘’Politika Ndërkombëtare’’.

Në prag të samitit europian, ku do të përcaktohen emërimet për postet kyçe të qeverisjes së BE-së, unë dhe kancelarja vijojmë të mbështesim parimin e ‘’Spitzenkandidat’’, sipas së cilit personi i cili ka qenë lideri i një force politike gjatë fushatës në zgjedhjet europiane është natyrisht kandidati pretendent për postin e udhëheqësit europian.

(Kosova Sot Online)