Aktakuzat që iu kushtuan me humbje të pozitave të larta

  • 19 June 2019 - 21:03
Aktakuzat që iu kushtuan me humbje të pozitave të larta

Besim Beqaj, Njazi Kryeziu, Zenun Pajaziti e Agim Çeku janë vetëm disa nga personat mbi të cilët rëndojnë aktakuza.

Për më shumë se një vit është ngritur aktakuzë për zyrtarë të përfshirë në aferën korruptive të njohur si “Pronto”.

Ndërkohë 20 ditë më parë Gjykata e Apelit, ka vërtetuar akuzën në rastin “Pronto”, në mesin e të cilëve është edhe Besim Beqaj, i cili deri të mërkurën ishte ministër i Inovacionit dhe Ndermarrësisë.



Beqaj akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ndërkohë njëjtë ka ndodhur edhe me këshilltarin e Kadri Veselit,  Njazi Kryeziun i cili gjithashtu është njëri nga të akuzuarit në aferën “Pronto”.

Shkarkim e tij e ka konfirmuar për media vetë Kryeziu i cili tha se kjo ishte marrëveshje e të akuzuarve me kreun i partisë.

E në vazhdën e shkarkimeve të personave me aktakuza është edhe zëvendësministrin i Mbrojtjes, Agim Çeku i cili ka konfirmuar shkarkimin që ia ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Paralajmërimi i Veselit prek edhe deputetin e tij, Zenun Pajazitin.

Deputeti i PDK-së, është në mesin e zyrtarëve të cilët kanë aktakuzë për rastin e njohur “Pronto” së bashku me shumë të përfolurin e kësaj partie, e ish-shefin e GP-së të PDK-së, Adem Grabovci. 

Mirëpo, nga paralajmërimi i i shefit të tij, Kadri Veseli, nuk dihet nëse Pajaziti do të vazhdojë punën si deputet i kësaj partie.

Media ka tentuar ta marr një përgjigje nga vet Pajaziti por ai ka qenë i paqasshëm.

Në konferencën e jashtëzakonshëm për media të mbajtur të mërkurën, Veseli tha se lista e atyre që sipas Veselit do të largohen nga pozitat në parti është e gjatë.


(Kosova Sot Online)