“Isha tek Babloku i madh” BILD publikon përgjimin ku Imer Lala tregon momentet e takimit me Ramën

  • 19 June 2019 - 22:54
“Isha tek Babloku i madh” BILD publikon përgjimin ku Imer Lala tregon momentet e takimit me Ramën

Në përgjimin e fundit të pulbikuar nga BILD, Imer Lala, i cili nga gazeta konsiderohet si lord i mafias i thotë të shoqes se ka qenë në “zyrën e madhe” (duke nënkuptuar atë të Edi Ramës) dhe se ka patur një takim me “Bablokun e madh”.

I konsideruar si një ndër mafiozët që ka blerë vota për PS-në nga ana e BILD, këtë të mërkurë gazeta publikoi përgjimet ku tregohet se Imer Lala e ka takuar personalisht kryeministrin e vendit Edi Rama.

Imer Lala: O Rata, Po shkoj  “në një zyrë të madhe” (Dyshohet se në zyrën e Ramës)

A merr vesh. A thu jam vesh mirë apo jo?

Gruaja: Po mire je

Imer Lala: Ma fut qet atë gjo në karikim

Gruaja: E kam kariku, pa merak

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja: Unë jam këtu …

Imer Lala: Mirë, nga ora 11.30 nisem

Gruaja: Ok në rregull

Biseda 2

Vajza: Po ti ku je, përse u çove nga kafja

Imer Lala: Në 10.30 kam një takim me atë robin (Edi Rama)., Do shkoj ta takoj në zyrën e tij\

Imer Lala: Po shkoj në zyrë. Sa atë dal, po të bëj telefon, pastaj jam për Pogradec

Biseda 3

Imer Lala: Or zotëri, po ku je me, se i rashë telefonit

I panjohur: E kam mbyll. Çkemi

Imer Lala: A e ke mbyll atë numër

I panjohur: Po njëherë për njëherë. Çfarë ka ndodhur?

Imer Lala: Ej shifna te ai Babloku i madh (Edi Rama)

Imer Lala: Po qesh me Qifin përpara

Imer Lala: Ti mos e rruj leshin për asigjo.

(Kosova Sot Online)