Denoncimi i rëndë: Kontrata me Z-Mobile e shkatërroi qëllimisht PTK-në

  • 20 June 2019 - 07:37
Denoncimi i rëndë: Kontrata me Z-Mobile e shkatërroi qëllimisht PTK-në

”Të dhënat që po raportohen tani po e zbardhin të vërtetën, këtë komani shumë profitabile asgjë tjetër nuk do të mundë të shkatërronte përveç kontratës me Z –Mobile. Pra atë po e falimenton kontrata e dëmshme me operatorin virtual Z mobile, që Telekomit të Kosovës i shkaktoi dëmin prej 110 milion euro”, ka thënë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu duke parë se si po rrjedhin seancat dëgjimore në komisionin hetues të kuvendit të Kosovës për situatën në Telekom, ka thënë se tanimë veç po vërtetohet se asnjëherë nuk kanë qenë të vërteta rreziqet për krijimin e humbjeve të Telekom që kinse paralajmëroheshim me futjen e aplikacioneve të reja, sikur janë Viberi dhe Ëatsapi, dhe aplikacione tjerë të komunikimit në rrjetin social. Madje, sipas Guraziut, as edhe punësimet e tepërta e të pa nevojshme nuk e kanë dëmtuar PTK-në, sa e ka dëmtuar kontrata më Z- Mobile për të cilën po vazhdojnë diskutimet dhe intervistmet në komision.

Image

 

“Të dhënat që po raportohen tani po e zbardhin të vërtetën, këtë komani shumë profitabile asgjë tjetër nuk do të mundë të shkatërronte përveç kontratës me Z –Mobile. Pra atë po e falimenton kontrata e dëmshme me operatorin virtual Z mobile, që Telekomit të Kosovës i shkaktoi dëmin prej 110 milion euro. Të shpresojmë se edhe kjo kontratë të bëhet “minierë” për policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin, një ditë kur këto institucione do janë të pavarura, kur do përgjigjen jo vetëm ekzekutuesit por edhe ideatorët, urdhërdhënësit dhe përfituesit e kësaj kontrate! Po them minierë sepse brenda kësaj kontrate po del se ka shumëçka që duhet hetuar dhe ka shumë njerëz të involvuar aty që duhet të japin përgjegjësi para ligjit”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, qëllimi aso kohe ka qenë për ta shkatërruar, dhe tani këtë PTK e shkaktoi një dënim gjyqësor në dëm të PTK-së prej mbi 8 milion euro.

“Në atë kohë PTK-ja kishte fitim prej 51.5 milion euro, kurse në vitin 2016 shënoi humbje prej 51.1 milion euro! Diferenca 102.6 milion. Për vetëm 5 vjet. Tani shtrohet pyetja se me këtë bilanc financiar, a thua, sa do vlerësohet kjo ndërmarrje, sa mund të shitet dhe kush mund ta blej.

Prandaj edhe unë do të pyesja tani sikur që po pyet secili qytetar i Kosovës: Edhe çka i duhet tjetër prokurorisë speciale për të ndërhyrë dhe për ta shpallur pa vlefshme këtë kontratë kriminale të lidhur mes Z- Mobile dhe PTK-së nga strukturat e inkriminuara dhe për të mos lejuar tutje vazhdimin e sa, për te kthyer gjendjen në pikën zero dhe ndëshkuar fajtorët e krejt këtij skandali”, deklaroi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu u shpreh se edhe gjatë intervistimit të fundit para komisionit, ish kryetari i Bordit, Rexhë Gjonbalaj ka dhënë fakte mjaft të vlefshme për hetim nga Prokuroria.

(Kosova Sot Online)