Ja ku e keni motin prej sot e deri të hënën

  • 20 June 2019 - 07:50
Ja ku e keni motin prej sot e deri të hënën

Sipas meterologëve, vazhdon edhe më tutje mot i paqëndrueshëm, me mundësi për shtrëngata me shi. Në fundjavë më nxehtë, intervale më të gjata me diell

Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale nga 24C deri në 30C.

Parashikim i detajuar i motit nga sot deri ditën e hënë.

20.06 – Diell dhe vransira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga orët e mëngjesit dhe gjatë ditës priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.


21.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.


22.06-23.06 – Të shtunën, nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e diel, kryesisht diell. Pasdite vonë mundësi për shtrëngata të izoluara me shi.
24.06 – Paradite intervale më të gjata me diell. Pasdite zhvillime të vransirave, e priten edhe shtrëngata të shpërndara me shi.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)