Kjo do të ndodh sot në Kosovë

  • 20 June 2019 - 07:56
Kjo do të ndodh sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot, 20 qershor 2019:

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili do ta pres në takim, zëvendësministren e Shëndetësisë së Turqisë, Emine Alp Meëe. (Ministri të Shëndetësisë, ora 09:00)

Mbahet konferenca “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje”. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Universiteti ”Kadri Zeka” në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë. (Universiteti ”Kadri Zeka”, ora 10:00)

Organizohet ceremonia e pranimit të certifikatës së ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit “Tregojeni mendjen tuaj afariste”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

Mbahet seanca solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë. (Zyrat qendrore të PSD-së, ora 11:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhen homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 14:15)

Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagja Pejton, përballë Katedrales “Nëna Terezë”, ora 15:00)

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të publikojë librin “Ditari i nënës”. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)

Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

(Kosova Sot Online)