Bashkëshortja e Ismailit: Në Gjinekologji pas lindjes nuk merret askush me ty sepse nuk munden

  • 20 June 2019 - 08:06
Bashkëshortja e Ismailit: Në Gjinekologji pas lindjes nuk merret askush me ty sepse nuk munden

Bashkëshortja e ministrit Uran Ismaili, Arizona Berdynaj, ka deklaruar nga përvojat e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK se askush nuk merret me pacientet në orët e para pas lindjes.

Ajo ka thënë se i ka kërkuar bashkëshortit të saj kur e ka marr pozitën e ministrit, që të angazhohet dhe ta zgjidh këtë problem.

“Nga përvoja personale, kam lindur vet në Gjinekologji dhe është e vërtetë se askush nuk merret me ty. Kjo ndodh për shkak se nuk mund të merren. Prandaj kam kërkuar nga Urani që të merret me këtë problem. Sikur ta kisha pas afër vetëm tre orë pas lindjes mirë kishte qenë. Por burrat nuk mund të hyjnë brenda për shkak të kushteve se aty janë të gjitha gra”, ka deklaruar Berdynaj.

Në anën tjetër ministri Ismaili ka treguar një rast kur kanë dërguar shtretërit e rinj në Klinikën e Gjinekologji. “Pasi shkova në shtëpi, Arizona më tha: sot paske punu”, ka treguar Ismaili.

Ai ka lavdëruar punën e personelit mjekësor në këtë klinikë. “Edhe rastet e spitaleve private që komplikohen përfundojnë në Gjinekologji dhe kjo tregon kapacitetet profesionale të kësaj klinike”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili dhe Berdynaj kanë folur në një intervistë live në faqen e Facebook të organizatës UNICEF. 

(Kosova Sot Online)