Policia e Kosovës arreston 19 persona

  • 20 June 2019 - 08:57
Policia e Kosovës arreston 19 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Për një ditë në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 30 pa të lënduar, ndërsa 15 me të lënduar.

Sa i përket arrestimeve, gjithsej 19 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Për mos respektim të rregullave në komunikacion, 1128 tiketa janë shqiptuar.

(Kosova Sot Online )