Arrestohet hajni i kuletave në Suharekë

  • 20 June 2019 - 11:35
Arrestohet hajni i kuletave në Suharekë

Në Komunën e Suharekës kohët e fundit Policia e Kosovës duke pasur parasysh edhe shqetësimet e qytetarëve, ka shtuar patrullimet dhe ka ndërmarrë masa preventive në parandalimin e vjedhjeve. Vjedhjet kryesisht janë raportuar të kenë ndodhur në qendra tregtare, nëpër shtëpi etj.

Kjo dukuri është shfaqur gjatë ditës në njërin nga tregjet e qytetit. Vjedhjet janë regjistruar të kenë ndodhur kryesisht në xhepat e qytetarëve dhe mashtrimet janë bërë kryesisht te njerëzit e moshuar dhe te pensionistët.

Gjatë punës hetimore – operative policia duke pasur bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Suharekës, ka arritur të identifikojë dhe  të arrestojë të dyshimtin A.S i lindur në vitin 1958, nga Prishtina, i cili duke e shfrytëzuar dinakërinë e tij dyshohet se ka arritur të kryej 5 (pesë) raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve në Suharekë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar t’i parandalojë vjedhjet dhe t’i mbrojë qytetarët nga dëmtimet e tilla duke iu ofruar një klimë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Policia njëkohësisht falënderon edhe qytetarët për bashkëpunim e ofruar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)