Gashi deputetëve: Votojeni Ligjin për sponsorizime

  • 20 June 2019 - 15:50
Gashi deputetëve: Votojeni Ligjin për sponsorizime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i bën thirrje deputetëve ta votojnë amandamentin i cili i hap rrugë ligjit për sponsorizime.

Gashi u drejtohet deputetëve se mbështjetja e artistëve dhe sportistëve nuk bëhet vetëm duke qëndruar në tribuna por duke u krijuar mundësi ligjore e financiare për avancim.

“Ne tashmë kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe kemi vërtetuar disa sponsorizime të cilat deri më tani nuk po arrijmë t’i implementojmë si rezultat i neglizhences nga ana e institucioneve financiare, në këtë rast nga ana e ATK-së.

Implemetimi i ligjit për sponsorizime i hap rrugë zhvillimit të sportit, sportistëve, artistëve institucioneve të kulturës si të rinjve në përgjithesi. Kjo bllokadë është e pakuptueshme pse po ndodh, mbështetja e sportisteve dhe artisteve nuk bëhet vetëm duke qëndruar nëpër tribina e në salla, por duke krijuar mundësi ligjore e financiare për avancimin e tyre”, është shprehur Gashi.


(Kosova Sot Online)