Analisti kosovar e quan sharlatan Milaim Zekën

  • 20 June 2019 - 16:01
Analisti kosovar e quan sharlatan Milaim Zekën

Analisti Kosovar, Agon Maliqi ka reaguar lidhur me takimin e deputetit Milaim Zeka me Naser Kelmendin, i dënuar me 6 vite burgim për posedim me qëllim të shpërndarjes së narkotikëve. Maliqi e ka quajtur Zekën sharlatan, dhe ka thënë se ai është version kosovar i Trumpit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, që së fundmi ka paralajmëruar krijimin e një partie të re është takuar dje gjatë ditës me Naser Kelmendin, i cili është i dënuar më 6 vite burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Zeka ka konfirmuar takimin teksa ka thënë se nuk ka qenë i planifikuar. Ai ka thënë se takimi mes tij dhe Kelmendit ka qenë rastësor, dhe se gjatë këtij takimi kanë diskutuar vetëm për seks.

Për këto deklarata të Zekës ka reaguar analisti Kosovar Agon Maliqi, i cili e ka quajtur deputetin sharlatan.

“Ky sharllatan është version kosovar i Trump. Mos u habitni kur të dhezë”, ka shkruar Maliqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Naser Kelmendin me 6 vjet burg në fund të procesit gjyqësor ndaj tij. Ai ishte gjetur fajtor në pikën e akuzës për posedim me qëllim të shpërndarjes së narkotikëve” ndërsa është shpallur i pafajshëm në tetë pika të tjera, përfshirë edhe ato për krim të organizuar dhe vrasje.

(Kosova Sot Online)