Ndërkombëtarët ‘godasin’ rëndë, vëllezërit Devolli drejt fundosjes?

  • 20 June 2019 - 16:22
Ndërkombëtarët ‘godasin’ rëndë, vëllezërit Devolli drejt fundosjes?

“Nëse me të vërtetë Qeveria e Kosovës e merr më seriozitet shkresën e dërguar me shqetësime nga Apostolova, atëherë duhet të reagojnë sa më shpejt, dhe ta mbyllin komplet këtë qendër për homologimin e veturave, ndryshe presioni qytetar duhet të rritet dhe ti bëhet presin detyrues qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjshmërisë në interesin e tyre”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Gjatë ditës së djeshme kanë ardhur dy reagime të ashpra në drejtim të vëllezërve Devolli.

E para ishte shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila përmes i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me shqetësime lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, monopol ky kriminal që po vazhdon përmbi 10 vite nga një kompani e vetme e Shkëlqim Devollit.

Apostolova ka thënë se është e për këtë monopol, sepse ka një udhëzim administrativ i cili ka rekomanduar zbatimin e ligjit, por ka një frikë se kjo kontratë do të vazhdohet automatikisht. 

“Qytetarët po paguajnë çmime më të larta, po detyrohen të vijnë vetëm në Prishtinë të paguajnë 125 euro për homologim. Kjo është një barrierë për veturat. BE ka një brengë për këtë, sepse është kundër rregullave të BE dhe MSA. Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë rekomandime për këtë. Andaj, ju si Parlament duke pasur mbikëqyrjen e qeverisë, duhet që qytetarët t’i marrin shërbimet më të mira dhe më të lira. Sepse homologimi aktual është kundër shpirtit të MSA-së”, citohet të ketë thënë shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë Natalya Apostolova.

E më pas më i ashpër në reagim ishte ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollet e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.

“Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim. Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE’në??”, ka shkruar ambasadori Heldt në Twitter. 

E lidhur me këtë, analisti dhe eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci thotë se ky monopol kriminal duhet të ndërpritet sepse për vite të tëra po vazhdojnë ta zhvatin buxhetin dhe xhepat e qytetareve vëllezërit Devolli me shume monopole, e sidomos me monopolin i cili është kundër kushtetues dhe kriminal, ku i homologimit.

Image
Dardan Grapci

“Shefja e zyrës se BE-s Nataliya Apostolova ka bërë mirë që ia ka dërguar një shkresë me shqetësime Kuvendit të Kosovës, por sa do e marrin seriozisht këtë letër zyrtarët tanë politik mbetet për të pritur dhe shpresuar”,tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se për ta hequr qafe këtë të keqe, duhet të reagojnë edhe qytetarët duke e kundërshtuar këtë plaçkitje, sepse për vite të tëra lojaliteti qytetar ndaj kësaj plaçkitje ka bërë që të vazhdon deri më sot ky lloj monopoli kriminal.

“Monopoli kriminal në fushën e homologimit të veturave është rritur edhe nga vetë qytetarët, nga nënshtrimi i tyre, e kuptohet që korporata DEVOLLI e ka hapur, por qytetarët duhet të vetëdijesohen duke e anashkaluar kompaninë e vëllezërve DEVOLLI – QAK,Qendrën për homologimin e automjeteve të Kosovës. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund të ndalohet monopoli dhe të detyrohet qeveria që ta ndërpres me një vendim të vetin fuqiplotë një monopol të tillë zhvatës për qytetarët, nëse qytetarët refuzojnë këtë shërbim, nuk shkojnë tek Devollët, atëherë Devollët do të bankrotojnë, dhe në fund kjo qendër do të detyrohet të mbyllet më shpejtë dhe vetvetiu”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Pas letrës së zonjës Apostolova dërguar Kuvendit të Kosovës, Grapci thotë se qytetarët kanë akoma më shumë për ta bojkotuar këtë shërbim të Devollëve dhe për ta detyruar qeverinë në ndërprerjen e tij.

“Nëse me të vërtetë Qeveria e Kosovës e merr më seriozitet shkresën e dërguar me shqetësime nga Apostolova , atëherë duhet të reagojnë sa më shpejt, dhe ta mbyllin komplet këtë qendër për homologimin e veturave, ndryshe presioni qytetar duhet të rritet dhe ti bëhet presin detyrues qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjshmërisë në interesin e tyre”, tha për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)