Komisioni Shtetëror i Maturës: 40 nxënës janë përjashtuar nga provimi

  • 20 June 2019 - 17:08
Komisioni Shtetëror i Maturës: 40 nxënës janë përjashtuar nga provimi

Sot maturantët e regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit i janë nënshtruar pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Në bazë të raporteve të pranuara nga dy regjionet, të cilat sot kanë organizuar Testin e Maturës, gjatë kësaj dite, për shkak të mospërfilljes së rregullave, janë përjashtuar nga procesi 40 nxënës.

KShM njofton se  një nga këta nxënës, e ka sulmuar fizikisht një administrues në qendrën e testimit në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan dhe ky rast është hapur në polici.

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ndaj një administruesi në qendrën nr. 12 në Ferizaj është hapur procedurë disiplinore” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

KQShM i bën thirrje organeve të rendit dhe prokurorisë që të marrin masa ndaj atyre që përpiqen të keqpërdorin rrjetet sociale, apo formojnë grupe në viber, me qëllim të komunikimit gjatë mbajtjes së testit. 

(Kosova Sot Online)