Prokuroria nis mbledhjen e provave për spiunin e BIA që punoi si këshilltar i Thaçit

  • 20 June 2019 - 17:30
Prokuroria nis mbledhjen e provave për spiunin e BIA që punoi si këshilltar i Thaçit

Prokuroria Speciale është venë në lëvizje për të hetuar ish këshilltarin e Presidentit Hashim Thaçi, Branisllav Nikoliç. Një ditë më herët presidenti e shkarkoi nga detyra Nikoliçin që dyshuar se është përfshirë në një aktivitet si agjent i shërbimit sekret serb.

Pas raportimit të mediave, se Nikoliç është parë duke ofruar para të majme për ata dëshmuarë që janë në gjendje të dëshmojnë kundër UÇK-së, që rezultoi me shkarkimin e tij nga ana e presidentit, ka bazë të mjaftueshme për të nisur hetimet.

“Në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk ka rast të hapur lidhur me personin në fjalë. Prokuroria Speciale do të filloj mbledhjen e fakteve dhe provave, për analizimin e tyre se a ka bazë për fillimin e hetimeve apo jo, si dhe më pas do të njoftohet opinion lidhur me veprimet e ndërmarra”, shkruhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Krahas veprimet të institucioneve të drejtësisë nga opozita është kërkuar edhe mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë gjë të cilën me kushtetutë duhet ta bëjë kryeministri.

Por, Haradinaj në përgjigje për mediat, ka thënë se po analizon situatën për të marr një vendim

 “Lidhur më këshilltarin e Presidentit janë institucionet që mirën më to. Ne e ndjekim një procedurë para se me kalua në publik. Ne nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë vetëm pse dikush e ka dhënë një lajm. Ne i kemi ndjek ato procedura dhe kaq mund të them. Informatat në këtë rast munden më ardh nga çdo kush dhe ne nuk mund të marrim veprime me kohë por mundemi me veprua dhe me verifikua atë informacion. Pastaj e konstatojmë nëse është rrezikua siguria kombëtare”, deklaroi kryeministri.

Kreu i shtetit e ka shkarkuar Nikoliçin, por ky veprim duket i pa mjaftueshëm për ata të cilët njohin më mirë funksionim normal të institucioneve.

Në arsyetimin e tij, Presidenti Thaçi ka thënë se nuk ishte në dijeni se këshilltari i tij serb ishte pjesë e shërbimit sekret serb.

Është pak e çuditshme se si Thaçi që ka në kabinet të tij dy ish udhëheqës të AKI-së, të mos ketë pasur njohuri për veprimtarinë e mëhershme të Nikoliçit.

(Kosova Sot Online)