Delegacionet nga Kosova e Serbia takohen në Berlin

  • 20 June 2019 - 17:44
Delegacionet nga Kosova e Serbia takohen në Berlin

Në përpjekje për të zhbllokuar dialogun Kosovë – Serbi, Gjermania ka ndërmjetësuar një takim në Berlin ndërmjet palës kosovare dhe serbe ku ka kanë marrë pjesë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga Selim Selimi shef i stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj ndërsa nga pala serbe delegacionin e ka kryesuar Marko Gjuriq Drejtor në i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. takimet në kryeqytetin gjerman janë mbajtur dje.

Gjithçka ka pasur të bëjë me vazhdimin e bisedimeve të nivelit tekinik, ndërkohë që delegacioni i Kosovës ka bërë me dije se nuk ka pasur autorizime të flas rreth cështjes së taksës sikurse edhe për cështjet e nxehta politike siç është Asoaciacioni dhe temat tjera.

Udhëtimin në Gjermani dhe takimin me Gjuriq për media e ka konfirmuar ish – shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë Avni Arifi i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Emiratat e Bahskuara Arabe.

“I tërë takimi ka pasur të bëjë vetëm për të arritur te dialogu teknik ku ka mbet procesi, pra se si të vazhdojmë tutje. Kurse për pjesën politike nuk kemi pas kompetenca me folë sigurisht as për taksën” ka thënë Arifi.

“Debati është bërë për atë që dialogu është bllokuar shtatë muaj para taksës më15 mars 2018. Megjithë insistimin tonë drejtuar BE-së në maj ata nuk e kanë nuk e kanë vazhdu, sepse zyra e mogherinit është shndërru në zyrë të Serbisë” ka thënë Arifi.

Sipas Arifit, në Berlin pala kosovare ka kërkuar para palës serbëve dhe ndërmjetësve gjermanë që të mos ketë kushtëzimë të dialogut dhe që bisedimet të vazhdojnë në Samitin e Parisit. 

(Kosova Sot Online)