Eliminohet Michael Gove, vazhdon gara për kryeministër të Britanisë mes Boris Johnson dhe Jeremy Hunt

  • 20 June 2019 - 19:37
Eliminohet Michael Gove, vazhdon gara për kryeministër të Britanisë mes Boris Johnson dhe Jeremy Hunt

Këtë të enjte u mbajt gara për kryetar të Partisë Konservatore, e që fituesi do të jetë edhe kryeministër i Britanisë së Madhe.

Në raundin e pestë të votimit, deputetët e partisë konservatore, eliminuan kandidatin Michael Gove, i cili morri vetëm 75 vota, raporton The Guardian.

Në anën tjetër, dy kandidatët e tjerë, Jeremy Hunt dhe Boris Johnson arritën që të kalojnë në finale. Johnson arriti të merrte 160 vota ndërsa Hunt arriti të merrte 77 vota.

Në këtë raund të votimit, morën pjesë 313 deputetët e partisë, ndërsa vetëm njëri abstenoi.

Edhe pse Gove, sipas të gjitha gjasave mendohej që të jetë para Hunt në këtë garë, ai nuk arriti për dy vota.

Skuadra e fushatës së Michael Gove, ka fajësuar skuadrën e Boris Johnsonit, sipas të cilëve, Johnson me qëllim e bëri këtë duke ia pasur frikën një gare kundër Gove. 

(Kosova Sot Online)