BE: Britania është rrugës për të dalë pa marrëveshje

  • 20 June 2019 - 20:11
BE: Britania është rrugës për të dalë pa marrëveshje

Britania do të dalë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian më 31 tetor. E kjo mund të evitohet në rast se ratifikohet marrëveshja e kryeministres në largim, Theresa May, bëhet thirrje për një referendum të dytë ose për zgjedhje të përgjithshme. E për këtë janë pajtuar të gjithë liderët e BE-së.

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, duke folur gjatë samitit që po mbahet sot në Bruksel, tha se liderët e BE-së janë pajtuar që më të mos ketë shtyrje të afatit për dalje të Britanisë nga blloku.

Ai tha se ndërkohë që Irlanda “ka durim të pambarueshëm”, është bërë e qartë nga liderët e tjerë që pavendosmërisë së Londrës duhet t’i vjen fundi, raporton The Guardian.

Nëse Britania e Madhe nuk del nga BE-ja, atëherë për këtë do të duhej të pajtoheshin të gjitha shtetet anëtare të bllokut.

Kryeministrja në largim e Britanisë, Theresa May, ka tentuar që ta largojë vendin e saj nga BE-ja përmes një marrëveshje, por që parlamenti britanik nuk e ratifikoi.

Gara për kryeministër të Britanisë po zhvillohet tani me premtimin kryesor nga të gjithë kandidatët, se ata do ta bëjnë Brexit-in realitet. 

(Kosova Sot Online)