Kamioni me targa të Kosovës shkatërrohet plotësisht në “Rrugën e Kombit”

  • 20 June 2019 - 20:51
Kamioni me targa të Kosovës shkatërrohet plotësisht në “Rrugën e Kombit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Kombit në Shqipëri, ku një kamion me targa të Kosovës është përplasur fuqimisht me një trafikndarëse.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të doganës së Morinës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i kamionit. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Prizrenit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Më poshtë pamjet e aksidentit të frikshëm, të përcjella nga fotografi Oltion Bardhi.

Image

(Kosova Sot Online)