Pamjet e një Shkodre në kaos! Rama mbyll mitingun dhe largohet, protesta e opozitës vijon

  • 20 June 2019 - 21:42
Pamjet e një Shkodre në kaos! Rama mbyll mitingun dhe largohet, protesta e opozitës vijon

Kreu i qeverisë ka përmbyllur mitingun e organizuar në Shkodër dhe i është drejtuar tashmë Tiranës, ndërsa opozita e opozitës ka vijuar të mbajë ndezur protestën e saj prej mëse dy orësh.

Sot Shkodra u përfshi në një situatë të paprecedentë, ku opozita dhe mitingu i organizuar nga PS ndahej në pak metra vetëm nga një kordon i forcave të policisë.

Më herët, protestuesit e opozitës janë përplasur disa herë me kordonin e forcave speciale. Gurë janë lëshua mbi policinë, ndërsa këta të fundit kanë përdorur spraj dhe gaz lotsjellës duke e kthyer panoramën e bulevardit kryesor të Shkodrës, në një skenë e ngjashme me një vend ku zhvillohet luftë.

Më poshtë mund të shihni disa nga fotot që përmbledhin se çfarë ndodhi këtë të enjte në Shkodër, ku dy kampe kundërshtare i ndau vetëm një “fije e hollë”.

 
LIVE

LIVE - Marshimi qytetar në Shkodër

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Thursday, June 20, 2019

(Kosova Sot Online)