A do të ketë dhunë në protestën e nesërme të opozitës? Basha: Nesër do jem me gruan dhe dy vajzat e mia

  • 20 June 2019 - 23:47
A do të ketë dhunë në protestën e nesërme të opozitës? Basha: Nesër do jem me gruan dhe dy vajzat e mia

Kreu i opozitës ka folur në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, nëse tubimi i 9 kombëtar do të ketë elementë të dhunës, në kushtet kur prej disa ditësh opozita është përleshur me policinë në një sërqë qytetesh të vendit në KZAZ-të ku do të mbahen zgjedhjet.

Në një lidhje telefonike për Opionion, Basha mohoi kategorikisht se do të ketë shfaqje dhune, duke u shprehur se nesër në protestë ai do të shkojë me të gjithë familjen përfshi dhe dy vajzat e tij.

“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Eid Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha.

Basha gjithashtu ka deklaruar se opozita i ka marrë të gjitha masat për të neuatralizuar provokatorët.

“Nuk do të ketë asgjë që të kërcënojë një fije floku të qytetarit apo punonjësit e policisë së shtetit. Ne kemi marrë të gjitha masat për të identifikuar provokatorët. Edi Rama është në grahmat e tij dhe fundi i tij do të vendoset nesër në një protestë masive qytetare”, tha Basha në “Opinion”.

Sipas tij në 30 qershor do të jetë një ditë, kur nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”, tha Basha.


(Kosova Sot Online)