“Të njoh mirë unë ty” Deputeti sulmon Baton Haxhiun: Do kesh fatin e Saimir Tahirit

  • 21 June 2019 - 07:38
“Të njoh mirë unë ty” Deputeti sulmon Baton Haxhiun: Do kesh fatin e Saimir Tahirit

Deputeti i opozitës së rë Lefter Maliqi ka shkëmbyer disa akuza me gazetarin Baton Haxhiu si dhe zv.Ministrin e Brendshëm Julian Hodaj gjatë një debati në emisionin Opinion.

Në lidhje telefonike me studion, Maliqi ka hedhur akuza në drejtim të Hodajt duke thënë se nëse në 30 qershor kryhen zgjedhje, përplasja civile është e pashmangshme.

 “Zv ministri po flet përçartë, je vetëm një këshilltar. Turp për ty që ke mbaruar në Bolonja sepse mbron punonjës policie që kanë shkelur ligjin. Zgjedhjet në 30 qershor nuk do bëhen, dhe po u bënë do ketë përplasje të forta civile dhe përgjegjësia do jetë vetëm e mazhorancës. Bandat kriminale, emërojnë deputetë, emërojnë drejtues policie, ne jemi në një situatë alarmante. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Shkodra sot nuk ishte test, në Shkodër ishin policët e ndërhyrjes së shpejtë që nuk kanë të drejtë të jenë aty, duhet të jetë garda që mbron kryeministrin”, tha deputeti në një lidhje direkte, ndërsa nga studion ndërhynte gazetari Baton Haxhiu.

Në këtë moment reagon Maliqi i cili i thotë gazetarit se do të ketë fatin e ish Ministrit Saimir Tahiri dhe Vangjush Dakos.

“Zoti Fevziu, paske dha Batonin aty që tani paguhet nga Rama. Ka qenë dhe këshilltar i LSI, por do ketë fatin e Saimir Tahirit si trafikant dhe të Vangjush Dakos, në fund do e shesë edhe atë Rama”

Më tutje Maliqi shtoi se zgjedhjet në 30 qershor është e pamundur të kryhen për arsye të thjeshta:

“5000 qendra votimi do mbrohen me 6000 policë që ka policia e shtetit? Vetëm në raste se Rama vesh banditë me uniforma”.

(Kosova Sot Online)