Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 21 June 2019 - 07:42
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Mbahet konferenca “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj; ministri i Financave, Bedri Hamza etj. (Qeveria e Kosovës, salla P38)

Organizatat e shoqërisë civile protestojnë kundër Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devollin, pronar i kompanisë “Dardafon.net”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303)

Mbahet konferencë rreth procesit të konkursit dhe botimit të teksteve të reja shkollore nga MAShT. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën me temën “Cilësia e ajrit në Kosovë: Drejt standardeve evropiane”. (Aleanca Franceze, rr. “Lah Nimani”, Prishtinë)

Komisioni ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor shqyrton rekomandimet e grupeve parlamentare lidhur me përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

Në kuadër të Javës së Egjiptasve në Kosovë, mbahet debati lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve përgjegjëse lidhur me sfidat dhe mundësitë për këtë komunitet. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Bletarisë së Qëndrueshme dhe Produkteve të Bletës, të implementuar nga TIKA do të bëhet shpërndarja e 1050 koshere me bletë për shoqatën “E Bukura Mbretëreshë” në Podujevë. (Dumnicë e Ultë, Podujevë)

Komuna e Drenasit organizon dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022. (Salla Kuvendit Komunal, Drenas)

Ministria e Administratës Publike (MAP) shënon 23 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil. Marrin pjesë ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar; koordinatori nacional për Reforma në Administratë, Besnik Tahiri etj. (Amfiteatri i Ish-Rilindjes, Prishtinë)

Projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” (PPSE) organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë “Agrobora”. (Tërnovc, Skenderaj)

Komiteti Paraolimpik i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Mini Olimpiada 2019”. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri)

 “ADMOVERE” prezanton raportin “Profesorët përballë ligjit”, në lidhje me aktakuzat dhe kallëzimet penale ndaj stafit akademik të UP-së. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK)

Rektori i UP-së, Marian Dema, mban aktivitetin “Diskutim & kafe me rektorin”, me ç’rast absolventët do të kenë mundësi të bisedojnë për sfidat përgjatë studimeve. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, Prishtinë)

Promovohet libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

AAK-ja më Lipjan shënon 19-vjetorin e themelimit. Merr pjesë kryeministri dhe kryetar i partisë, Ramush Haradinaj. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” Lipjan)

Fondacioni “Lumbardhi” prezanton koncertin e bendit francez Nouvelle Vague. (Kino “Bahçe”, Prizren)

(Kosova Sot Online)