Ja deri kur do të zgjasë shiu

  • 21 June 2019 - 07:44
Ja deri kur do të zgjasë shiu

Moti me shi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër

Meterologët njoftojnë se ditëve në vijim parashihet mot më i nxehtë, por pasdite me reshje shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale do të jenë 32 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 12 gradë.

Parashikimi i detajuar:

21.06.2019 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 9.

22.06.2019 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore priten zhvillime të vransira, që në perëndim të vendit mund të shoqërohen edhe me reshje lokale dhe mundësi për bubullimë. Era e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 9

(Kosova Sot Online)