Kambana lufte mes SHBA-së dhe Iranit

  • 21 June 2019 - 07:54
Kambana lufte mes SHBA-së dhe Iranit

Trump dha urdhrin për ta sulmuar Iranin, më pas tërhiqet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka aprovuar sulme ushtarake kundër Iranit gjatë ditës së djeshme, por sërish ka ndryshuar mendjen, raportojnë mediat amerikane

Neë York Times, teksa citon zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, raporton se sulmet kishin në cak disa prej objektivave iraniane.

Operacioni dyshohej se po zhvillohej në fazat e hershme, teksa Trump po qëndronte para ushtrisë amerikane.

Prestigjiozja amerikane thotë se sulmet ishin planifikuar si kundërpërgjigje për Iranit, pas sulmit që ia bëri një avioni amerikan.

Irani pretendonte se aeroplani i papilotuar amerikan ka hyrë në hapësirën e tyre ajrore të enjten në mëngjes. Teksa, SHBA raporton se avioni i tyre u qëllua në hapësirë ajrore ndërkombëtare.

Ky incident thelloi edhe më shumë tensionet mes dy vendeve.

Kohëve të fundit, SHBA ka fajësuar Iranin edhe për sulmet ndaj tankerëve të naftës që veprojnë në rajon, ndërkohë që Irani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i tejkalojë kufijtë e rënë dakord për programin e tyre bërthamor.

(Kosova Sot Online)