Haki Abazi sulmon ashpër Hashim Thaçin: Historia e Esad Pashë Toptanit po përsëritet

  • 21 June 2019 - 09:23
Haki Abazi sulmon ashpër Hashim Thaçin: Historia e Esad Pashë Toptanit po përsëritet

Analisti i çështjeve politike, Haki Abazi, e ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës Hashim Thaçin duke thënë se ai po tenton ta përmbys Berlinin në Paris, për ta ringjallë idenë e ndarjes se Kosovës është tentimi për të krijuar Pashallëkun e Thaçit me ndihmën e Vuçiqit.

Në një postimi në llogarinë e tijë Facebook, ai ka shkruar se Qeveria duhet të tërhiqet dhe ekipi i ashtuquajtur negociator dhe të shpallet kundër kushtetues.

Postimi i plotë:

Tentimi per te permbysur Berlinin ne Paris duke tentuar ta ringjallin idene e ndarjes se Kosoves eshte tentimi per te krijuar Pashallekun e Thaçit me ndihmen e Vucicit. Historia e Esad Pashe Toptanit po perseritet. Per poziten jap territore.Qeveria duhet te terhiqet dhe ekipi i ashtuquajtur negociator duhet publikisht te shpallet kunderkushtetues

(Kosova Sot Online )