Momenti kur ushtari italian i KFOR-it ia drejtonte revolen ushtarit të UÇK-së në Pejë

  • 21 June 2019 - 09:34
Momenti kur ushtari italian i KFOR-it ia drejtonte revolen ushtarit të UÇK-së në Pejë

Një nga kronikat e agjencisë Associated Press, tregon momentin kur një ushtar italian i KFOR-it, që ishte i vendosur në Rrafshin e Dukagjinit më 25 qershor 1999, afër semaforëve në Pejë arreston një ushtar të UÇK-së.

Ushtarin e UÇK-së i cili ishte kapur në qytet me granatë dhe armë, u arrestua dhe u dërguan në bazën e kontigjentit italian të KFOR-it.

KFOR-i në atë kohë po mundohej të ndalonte dhunën gjithandej Kosovës ku armët ishin të zakonshme në duart e gjithkujt.

Ky arrestim ka ardhur pasi ato ditë ka pasur mjaft përleshje mes shqiptarëve të kthyer dhe disa serbëve të mbetur në qytetin e Pejës.

 

(Kosova Sot Online)