Ministri i Jashtëm i Sllovakisë kundër shkëmbimit të territoreve

  • 21 June 2019 - 10:06
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë kundër shkëmbimit të territoreve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Laj?ak.

"Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Laj?ak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike", tha Ramush Haradinaj.

Kryeministri e falënderoi ministrin Laj?ak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit.

(Kosova Sot Online)