Skandal në komision , Blerim Devolli kërkon të flas pa media për kontratën e Z- Mobile

  • 21 June 2019 - 11:26
Skandal në komision , Blerim Devolli kërkon të flas pa media për kontratën e Z- Mobile

Biznesmeni Blerim Devolli ka kërkuar nga Komisioni Hetimor parlamentar për hetim të gjendjes në PTK dhe Vala që të raportojë pa praninë e mediave.

Pas nënshkrimit të betimit, Devolli kërkoi nga deputetët,

“Kisha dashtë që me qenë e mbyllyr seanca”, deklaroi biznesmeni.

“Për shkak të cështjes afariste që janë kisha dasht me qenë e mbyllyr”, deklaroi tutje.

Ishte deputeti I VV’së, Liburn Aliu që tha se në rast se ka dicka konfidenciale, dëshmitari mundet të heshtë.

Deputeti Milaim Zeka në anën tjetër ka kërkuar që senca duhet të jetë e hapur, për arsye që sipas tij, biznesmeni ka shumë gjëra për të cilat duhet të jap llogari para opinionit.

Pronari i “Devolli Corporation” Blerim Devolli sot do të dëshmojë para Komisionit hetimor të Kuvendit për gjendjen në Post Telekomin e Kosovës.

I njejti është edhe pronar i kompanisë Z-Mobile me të cilën bordi i Post Telekomit të Kosovës ka nënshkruar kontratën që dyshohet se e ka cuar kompaninë publike në prag të falimentimit.

(Kosova Sot Online)