Blerim Devolli s’e çel para deputetëve gojën pa folur me këshilltarët e tij

  • 21 June 2019 - 11:43
Blerim Devolli s’e çel para deputetëve gojën pa folur me këshilltarët e tij

Biznesmeni Blerim Devolli që momentalisht është duke raportuar para komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, pasi dështoi që të flasë pa praninë e mediave, nuk po deklarohet asgjë pa i pyetur fillimisht, këshilltarët e tij.

Devolli, pronar i Z-Mobile, ka marrë me veti këshilltar e asistentë, të cilët po i tregojnë këtij të fundit se cka të flasë. Fillimisht i njejti u pyet se kur apliko për marrëveshjen.

“Ka qenë një tender i hapur ne kemi marrë pjesë aty, edhe ne kemi apliku, nuk e mbaj mend cili vit ka qenë 7-8. Me emrin e Kompanisë Dardafon kemi apliku”, tha biznesmeni.

Kjo pasi që sipas deputetevë , janë dy dokumente të nënshkruara nga dy kompani.

Mirëpo, shefi i Z-Mobile po thotë se kjo ka ndodhur sepse është pronar në dy kompani, derisa thotë se për këtë çështje ka dhënë vendimin e saj edhe gjykata.

I pyetur nga kryesuesi, Visar Ymeri i PSD’së, për investimet që janë bërë, i njejti pas konsultave tha se kanë qenë 7.8 milionë, vetëm paisje. Kjo vetëm në fillim.

(Kosova Sot Online)