Ja pse po alarmohet dështimi i samitit të Parisit Kosovë-Serbi më 1 korrik!

  • 21 June 2019 - 11:44
Ja pse po alarmohet dështimi i samitit të Parisit Kosovë-Serbi më 1 korrik!

” Problemi i Samitit të Parisit më shumë qëndron tek fakti se Vuçiq dëshiron t'i merr të gjitha që i ka premtuar Thaçi, e jo për shkakun e mos unitetit të skenës politike kosovare”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”

Derisa flasin politikanët Kosovar dhe ata serb për rrezikun e dështimit të samitit të Parisit, si vazhdimësi e samitit paraprak në Berlin, analisti politik Florim Zeqa thotë se nyja kuqe që mundë ta dështon këtë samit është rreziku që paraqet plani për ndarje i akorduar tani e sa kohë mes Thaçit e Vuqiqit dhe pamundësia e akordimit të faktorit ndërkombëtar që në këtë takim të rrëzon përfundimisht një opsion të tillë.

Image

“Sa më shumë ofrohet dita e 1 korrikut, dita e mbajtjes së Samitit të Parisit, aq më shumë janë duke u shtuar edhe spekulimet, bashkë me to edhe deklaratat bombastike të liderëve shtetëror dhe partiak të Kosovës. Në vazhdën e këtyre deklarimeve qesharake është edhe ajo e kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, se gjoja "s’ka samit të Parisit pa qenë bashkë pozita dhe opozita,..nuk shkohet në Paris që ndaras të flasë pozita, ndaras opozita. Sipas analistit Zeqa, çështja e dështimit eventual të Samitit të Parisit nuk ndërlidhet fare me unitetin e spektrit politik kosovar, por takimi i 1 korrikut mund të vihet në pikëpyetje për shkak të mos koordinimit dhe mos pajtimeve të dy liderëve gjerman dhe francez me presidentin serb dhe opsionin e Thaçit për ndarje. “Dihet mirëfilli që deri më tani ka pasur shumë takime mes Thaçit e Vuqiqit, në të cilët pothuajse qëndrimet e tyre i kanë të harmonizuara në prapaskenat e bisedimeve. Problemi i Samitit të Parisit më shumë qëndron tek fakti se Vuçiq dëshiron t'i merr të gjitha që i ka premtuar Thaçi, e jo për shkakun e mos unitetit të skenës politike kosovare”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, u mbajt apo dështoi Samiti, faktori ndërkombëtar do e zbardh një projekt të vetin për të ju ofruar palëve si model të marrëveshjes për të cilën duhet të vendosin ata më pastaj.

“Pavarësisht ecurisë së zhvillimeve politike para dhe gjatë takimit, pritet që Samiti i Parisit të sjellë një platformë, e cila mund të shërbejë si zgjidhje përfundimtare e problemit. Ndryshe, dështimi i Samitit të Parisit rrezikon imponimin e njëanshëm të formulës së marrëveshjes nga vetë faktori ndërkombëtarë, në stilin "merre ose lëre", tha analisti Florim Zeqa.

Sipas Florim Zeqës, si do që të ndodhë, serbët janë përsëri në avantazh të madh me marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin e komunave serbe (AKS) në veri të vendit, të firmosur nga dy ish kryeministrat kosovarë (Thaçi e Mustafa), e cila e ka marrë bekimin edhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ngjashëm siç e mori Demarkacioni me Malin e Zi prandaj edhe një opsion që duket i pa pranueshëm për palën serbe, me Asociacionin ata do të dalin përsëri fitues nga ky proces.

(Kosova Sot Online)