Pse e nënshkruat marrëveshjen me Valën pastaj u tërhoqet? Përgjigjet Devolli

  • 21 June 2019 - 11:53
Pse e nënshkruat marrëveshjen me Valën pastaj u tërhoqet? Përgjigjet Devolli

Blerim Devolli po përgjigjet në pyetjet e deputetevë të komisionit hetimor për gjendjen që aktualisht ka PTK dhe Vala.

Deputeti dhe anëtari i këtij komisioni Milaim Zeka i tha Blerim Devollit se pse ZMobile u tërhoq nga marrëveshje e nënshkruar me Agron Mustafën e Valës, për borxhin e 30 milionë eurove.

“Pse e nënshkruat marrëveshjen me Agron Mustafën për borxhin 30milionë euro dhe u tërhoqët nga kjo marrëveshje”, e pyeti Zeka, Devollin.

Devolli filloi të konsultohet me këshilltarët e tij, por Zeka e sugjeroi që të përgjigjet pa ndihmën e tyre.

“Hiç mos i dëgjo, përgjigju vetë”, i tha Zeka, Devollit.

Më pas Devolli tha se Telekomi nuk e ka mbajtur marrëveshjen.

“Kemi bërë marrëveshje, Telekomi nuk e ka mbajt marrëveshjen”, tha Devolli.

Po ashtu mohoi se ZMobile nuk ka pasur marrëveshje me Telekomin që të mos konkurojë me Valën në çmime.

(Kosova Sot Online)