Blerim Devolli: Nuk kemi pasur për qëllim që ta dëmtojmë Telekomin

  • 21 June 2019 - 11:59
Blerim Devolli: Nuk kemi pasur për qëllim që ta dëmtojmë Telekomin

Ymeri e ka pyetur Devollin se sa ka investuar në fillim në kompaninë Z-Mobile.

“Investimet kanë qenë në fillim 7-8 milionë euro”, është përgjigjur Devollit.

Në pyetjen rreth kontratës se a kanë pasur qëllim që ta zgjerojnë tregun e Telekomit në përgjithësi, Devolli fillimisht ka thënë se nuk po e kupton pyetjen.

“Qëllimi jonë ka qenë që të marrim një pjesë që nuk ka qenë i mbuluar në treg”, është përgjigjur pastaj Devolli pas sqarimit.

Ai ka mohuar se ka pasur për qëllim që ta dëmtojë Telekomin dhe gjithashtu ka mohuar se në fillim ka punësuar punëtorë të Telekomit e Ipkos.

I pyetur rreth të hyrave në Z-Mobile, Devolli ka thënë se për 10 vjet fitimi është 5 milionë e 65 mijë euro neto, kurse të hyrat 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online)