Deputeti i VV-së e pyet Devollin: Si e binde PTK’në të nënshkruaj një kontratë të tillë

  • 21 June 2019 - 12:04
Deputeti i VV-së e pyet Devollin: Si e binde PTK’në të nënshkruaj një kontratë të tillë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Liburn Aliu ka pyetur shefin e Dardafonit, Blerim Devollin se si e ka arritur të bind PTK’në për të nënshkruar kontratë të tillë.

Blerim Devolli tha se negociimet për këtë çështje janë bërë nga ekspertë.

“Konkurenca e lirë ka qenë, negocimet i kanë bërë, kemi pasë eksperta aty. Grupet punuese që kanë qenë, ka rreth 11 vjet 12 vjet… Modeli 72 për qind është propozu pas negociatave nga ana e punëtorëve”, tha ai.

Ai nuk është përgjigjur se si është e mundur që është arritur një marrëveshje në disfavor të PTK’së, i pyetur nga deputeti i Vetëvendsojes.

“Është gjyku kjo çështje, sqrimet i kemi në financa, raportet e auditimit”, tha Devolli, duke treguar edhe shumën të cilën sipas tij e ka marrë Telekomi për këto vite.

“Totali është 48 milionë, që i bije 57 përqind i ka marrë Telekomi dhe jo 70 përqind”, tha ai.

Devollit nuk i kujtohet se kur i ka shitur aksionet në KMBH derisa arsyetohet se është çështje biznesore.

(Kosova Sot Online)