A ndikoi Hashim Thaçi që Devolli të futet në Telekom- çfarë thotë Blerimi

  • 21 June 2019 - 12:12
A ndikoi Hashim Thaçi që Devolli të futet në Telekom- çfarë thotë Blerimi

yetje të ndryshme po i bëhen Blerim Devollit nga deputetët që po hetojnë gjendjen e Telekomit dhe Valës. Anëtari i komisionit, Armend Zemaj, ia lexoi Blerim Devollit disa emra në mesin e tyre edhe të presidentit Hashim Thaçi, ku e pyeti se cili prej tyre i ka ndihmuar ta fitojë tenderin në Telekom.

“Asnjëri nga ta s’më ka ndihmu me fitu tenderin”, tha Devolli. Duke mohuar se presidenti Hashim Thaçi i ka nihmuar rreth tenderit.

I pyetur se a i ka ndihmu me tender Adrian Shatri, Devolli tha se ai ka qenë aksionar dhe ja ka ble aksionet.

“Ka qenë aksionar në fillim, ja kemi ble aksionet jemi largu mandej”, tha ai.

Me pas Devolli tha se ZMobile asnjëhere se ka vonuar asnjë pagesë, ndërsa sipas tij Vala nuk i ka kryer me kohë pagesat.

(Kosova Sot Onlline)