Akuza e rëndë për Devollët: Ja kush po e mbron këtë bandë kriminale

  • 21 June 2019 - 13:25
Akuza e rëndë për Devollët: Ja kush po e mbron këtë bandë kriminale

“Këtë krim e di edhe Kuvendi i Kosovës, i mbushur me plot hajna, rrugaç e vagabondë por nuk ndërmerr asgjë. Prandaj, këto rekomandime tani duhet marr seriozisht dhe menjëherë për të ndaluar hajnin dhe veprimet e kësaj bande serbiane që nuk ka të ndalur për ta goditur pa fije mëshire qytetarin e Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Dy reagime të ashpra kanë ardhur ditë më parë në drejtim të vëllezërve Devolli. E para ishte shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila përmes i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me shqetësime lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, monopol ky kriminal që po vazhdon përmbi 10 vite nga një kompani e vetme e Shkëlqim Devollit.

Image

E më pas më i ashpër në reagim ishte ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollet e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.

E lidhur me këtë, analisti politik Reshat Badallaj, ka thënë se ky është një denoncim i rëndë që i shkojnë në adresë të qeverisë, sepse tashmë edhe nga BE-ja po vijnë reagimet kundër krimit të “bandës” DEVOLLI, por që për vite të tëra ka qenë e mbështetur nga majat e shtetit.

“Ky krim u vu në spikamë edhe nga zonja Nataliya Apostolova, shefja e bashkimit Evropian dhe do ngritët me shumë të drejt edhe nga BE, që të shkatërrohet dhe të goditët shumë ashpër kjo bandë kriminale me kriminelët e majave të shtetit që e lanë të veproj me vite të tëra por për të shkatërruar xhepat e neve qytetarëve edhe ashtu të varfër”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Mirëpo e keqja me e madhe, sipas Badallajt, është se kontrata me Devollët akoma duket se po mbështetet nga mafio-oligarkët që janë të veshur me xhaketën shtetërore dhe pazarin e hajnisë e ndajnë bashkë, por të gjitha këta po i paguan qytetari i pafajshëm.

“Kjo bandë me këta kryebanditë nuk respektojnë as ligje dhe as shtet dhe mu për këtë as që i respekton as rregullat e Bashkimit Evropian dhe MSA-së”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke qenë se Kuvendi do të duhet të ishte në nivel të detyrës si organi më lartë përfaqësues i votës qytetare, Badallaj thotë se duhet të ndërhyj tek qeveria dhe këtij monopoli t’i jepet fund.

“Këtë krim e di edhe Kuvendi i Kosovës, i mbushur me plot hajna, rrugaç e vagabondë por nuk ndërmerr asgjë. Prandaj, këto rekomandime tani duhet marr seriozisht dhe menjëherë për të ndaluar hajnin dhe veprimet e kësaj bande serbiane që nuk ka të ndalur për ta goditur pa fije mëshire qytetarin e Kosovës. Monopolet kriminalë të kësaj bande veprojnë në Kosovë kundër ligjit, kundër Kushtetutës”, theksoi analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Një përgjegjësi që nuk mundë të shlyhet lehtë, për këtë, sipas Badallajt, e ka edhe sistemi i kalbur gjyqësor që nuk ndërmarrë asgjë për të mbrojtur interesat e qytetarëve, e që në radhë të parë janë edhe interesa shtetërore që po plaçkiten.

“Përndryshe kush mund të shpjegoj se si ka mundësi që kjo bandë kriminale të veproj në Kosovë kundër ligjit më tepër se dy decenie dhe as mos t´i prishet tymi i duhanit, se mos të flasim për të dënuar ose burgosur nga ky sistem i kalbur gjyqësor. Mirëpo koha po punon kundër tyre tani pas reagimeve të BE-së dhe jam tepër i sigurt se kurdo herë kjo bandë kriminale dhe kriminelët e majave të shtetit do të burgosen’, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)