Në pikëpyetje takimi Parisit

  • 21 June 2019 - 13:56
Në pikëpyetje takimi Parisit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe të Prishtinës, të enjten në Berlin, të ndërmjetësuar nga Gjermania, nuk ishte i fshehtë, por takim përgatitor për samitin e Parisit, ndërsa ka shtuar se pas tij Gjermania e Franca e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog.

"Marko Gjuriqin e kam dërguar unë në Berlin, që të marrë pjesë në mbledhjen përgatitore për samitin e Parisit. E kam porositur që Serbia të jetë konstruktive, se me rëndësi është heqja e taksës anticivilizuese, por shqiptarëve nuk iu ka shkuar mendja ta heqin taksën dhe prandaj nuk ka rezultate", tha Aleksander Vuçiq.

Nëse drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte atje fshehtas, Vuçiq tha se nuk ishte fshehtës, por " ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht".

"Mendoj se gjermanët e francezët e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog dhe kush po frenon", tha presidenti serb. Ai shtoi se tash është edhe më i sigurt se nuk do të ketë mbledhje në Paris dhe se nuk nuk e di si t'ia bëjmë me Prishtinën, për të tjerat nuk mërzitem".

(Kosova Sot Online)