FSK vazhdon bashkëpunimin me kontigjentin ushtarak turk në Kosovë

  • 21 June 2019 - 14:25
FSK vazhdon bashkëpunimin me kontigjentin ushtarak turk në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se FSK sot ka realizuar një ushtrim të përbashkët me kontingjentin ushtarak turk në Kosovë.

Këtë ushtrim dy forcat ushtarake e kanë realizuar në vendin e quajtur Guri i Plakës në Komunën e Drenasit.

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi së bashku me komandantin e Brigadës së Reagimit të Shpejtë gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Numan Bus vizituan pjesëtarë e Batalionit të Parë Reagimit të Shpejtë, kazerma e Gjilanit gjatë realizimit të Ushtrimit “Komando dhe Bjeshkatari” nga instruktorët e Ushtrisë Turke.

Gjatë realizimit të këtij ushtrimi në vendin e quajtur Guri i Plakës në Komunë të Drenasit, pjesëtarët e FSK-së para vizitorëve bënë demonstrime të ndryshme të ushtrimeve që kanë mësuar gjatë këtyre 8 jave të trajnimi.

Image

 

(Kosova Sot Online)