Kompania më e madhe ajrore ndalon fluturimet drejt Lindjes së Mesme

  • 21 June 2019 - 14:26
Kompania më e madhe ajrore ndalon fluturimet drejt Lindjes së Mesme

Linja më e popullarizuar ajrore e Australisë, Qantas, ka anuluar të gjitha fluturimet për në Lindje të Mesme, pasi Irani rrëzoi një dron të Ushtrisë Amerikane.

Nga e premtja të gjitha fluturimet do të shmangen nga Ngushtica e Hormuzit dhe Omanit, “deri në njoftimin e radhës”.

Linja kombëtare ajrore theksoi se fluturimet e saj kalojnë Lindjen e Mesme në 12,000km, transmeton Gazeta Express.

Rojet Revolucionare të Iranit rrëzuan një ‘dron spiun të Amerikës’ duke fluturuar në territorin e Ngushticës së Hormuzit të enjten.

Ky ndryshim për shkaqe sigurie nënkupton se fluturimet mes Australisë dhe Londrës do të ndryshojnë – edhe pse ndikimi në kohën e fluturimit do të jetë minimal.

(Kosova Sot Online)