Kabineti i Macronit konfirmon shtyrjen e Samitit të Parisit

  • 21 June 2019 - 15:42
Kabineti i Macronit konfirmon shtyrjen e Samitit të Parisit

Pas Qeverisë gjermane, anulimin e takimit të Parisit e ka konfirmuar edhe kabineti i presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Ata i kanë thënë Radio Evropës së Lirë, që takimi i paraparë të mbahet me 1 korrik nuk do të mbahet.

REL thotë se bazuar në burimet e veta, takimi i Parisit është larguar nga agjenda e Makronit për një kohë. 

Për Samitin e Parisit, Kosova, Serbia, Franca e Gjermania ishin marrë vesh në takimin e 29 prillit në Berlin.

Se nuk do të ketë takim të Parisit, ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ndërkohë për mundësinë e shtyrjes ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur të enjten. Megjithatë Haradinaj thoshte se Kosova i ka bërë të gjitha përgatitjet për një takim në Francë.

(Kosova Sot Online)