Haradinaj tregon për Samitin e ri ku do të merr pjesë me 5 korrik

  • 21 June 2019 - 17:19
Haradinaj tregon për Samitin e ri ku do të merr pjesë me 5 korrik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pranuar edhe informata zyrtare për shtyrjen e Samitit të Parisit.

Ai thotë se një gjë e tillë po ndodh për shkak të ngjarjeve të shumta që janë në fillim të muajit korrik, duke përmendur këtu 2 korrikun si datë ku do të zgjedhet presidenti i ri i Bashkimit Evropian, dhe më pas me 5 korrik një samit tjetër në Poznan të Polonisë.

Kreu i Qeverisë ka thënë se do të marr pjesë në Samitin e Poznanit, duke treguar se takimi në Paris është anuluar për shkak se është shumë e vështirë që të mbahen tre ngjarje për një kohë shumë të shkurtër. 

“Kemi informata që do të shtyhet. Në fakt me dy korrik zgjedhet presidenti. Dhe ata e kanë shumë të vështirë që të jenë në dy ngjarje. Pastaj me 5 Paris, do të jetë Samiti i Poznanit ku do të jemi. Pra shumë shtirë me i mbajt tri ngjarje në këtë dinamikë, por ka edhe arsye tjera”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media nga zyra e partisë së tij.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme të rikthehet në dialog, kur Serbia të jetë e gatshme për njohje të ndërsjellë pasi që kjo është tema e vetme që ka mbetur për t’u sqaruar.

(Kosova Sot Online)