Shpërthen zjarri në dy ndërtesa në Prishtinë – shikoni si i shpëtuan banorët

  • 21 June 2019 - 17:18
Shpërthen zjarri në dy ndërtesa në Prishtinë – shikoni si i shpëtuan banorët

Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë,  nga flakët janë përfshirë dy objekteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrëfikësit, banorët janë evakuar, konfirmohet se nuk është lënduar asnjë njeri. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga persona që në mënyrë ilegale kanë punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës.

Për këtë rast në polici është shoqëruar një person.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është  ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në  kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, tha policia.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

 “Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale”, përfundoi policia. 

(Kosova Sot Online)