“Do të bëj gjithçka që është e mundur për hapjen e negociatave në tetor”- Merkel i jep shpresë të fortë këtij vendi

  • 21 June 2019 - 19:43
“Do të bëj gjithçka që është e mundur për hapjen e negociatave në tetor”- Merkel i jep shpresë të fortë këtij vendi

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se do të bëjë gjithçka që është e mundur që Maqedonia e Veriut të përfitojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në tetor.

“Do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që një vendim pozitiv të merret në tetor”, ka deklaruar Merkel në fund të takimit të Këshillit Evropian në Bruksel, cituar nga “Ansa”

“Maqedonia ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të vendosë gjithë vullnetin tim politik në mbështetje të një vendimi pozitiv”, shtoi ajo. 

“Maqedonia Veriore ka bërë një punë shembullore me marrëveshjen e Prespës, një punë e madhe dhe kemi biseduar për këtë dje”, shpjegoi Merkel.

Ashtu si Maqedonia, edhe Shqipëria pretendon të hapë negociatat, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë BE-ja për vendin tonë.

(Koosva Sot Online)