Pak para nisjes së protestës, ja çfarë po ndodhë në Tiranë para Kryeministrisë

  • 21 June 2019 - 20:11
Pak para nisjes së protestës, ja çfarë po ndodhë në Tiranë para Kryeministrisë

Teksa pritet të nisë protesta e nëntë kombëtare e Partisë Demokratike, LSI-së dhe aleatëve të tyre, në sheshin përpara Kryeministrisë ndodhet edhe një bust i madh i mbuluar me një copë të zezë.

Ende nuk dihet se figura e kujt fshihet pas bustit. 

Duke marrë shkasë nga publikimet e fundit të përgjimeve në Dibër, mbështetësit e PD-së kanë krijuar edhe një banderolë të ish-ministrit Damian Gjiknuri me disa prej “çunave problematikë”.

Gjithashtu, të rinj nga PD-ja me maska të kryeministrit Rama dhe personave të tjerë të përgjuar gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër, janë “shtrirë” së bashku në dyshekë. 

(Kosova Sot Online)