Mbyllet protesta, PD njofton mbledhje urgjente në selinë blu

  • 21 June 2019 - 20:20
Mbyllet protesta, PD njofton mbledhje urgjente në selinë blu

Pas mbylljes së protestës së nëntë kombëtare, Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të ketë një mbledhje urgjente në selinë e PD-së.

Mbledhja do të nisë në orën 22:30 dhe në të pritet të diskutohet se si do të vijojë aksioni opozitar.

Protesta e sotme, pavarësisht tensioneve që ka patur gjithë këto ditë në qytete të ndryshe të vendit, nuk ka patur asnjë incident, madje as një shashkë të hedhur në drejtim të Kryeministrisë.

Shqipëria dyndet në shesh kundër Ramës, protestuesit nga kryeministria deri tek “Skënderbeu”

Në protestën e nëntë të opozitës, shqiptarët u mblodhën për të kundërshtuar regjimin e Edi Ramës.

 Si kurrë më parë qytetarët u mblodhën nga kryeministria deri tek sheshi “Skënderbej”.

Para kryeministrisë transmetohet audio-përgjimi ku shfaqet ku dëgjohet se si Edi Rama kërkon llogari për blerjen e votës. 

Dëgjoni se si Arben Keshi merr urdhra nga deputeti Artan Gaci. Se si i bëhet presion drejtorëve të arsimit.

Po ashtu dëgjohet edhe se si Gjiknuri premton çuna problematik për të zgjidhur çështjet e votave.

Statuja e Edi Ramës si ajo e Enver Hoxhës, rrëzohet nga protestuesit me litar

Një statujë e lartë rreth 7 metra është simboli më i dukshëm i protestës së sotme. Ai është Edi Rama në me një statujë që revokon pamjen e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve nëpërmjet krimit të organizuar, Edi Rama mbahet përgjegjës për qëllimin e tij për rivendosjen e diktaturës së krimit.

Opozita ka paralajmëruar se edhe regjimi autokratik dhe kriminal që po ndërton Edi Rama do të ketë të njëjtin fat siç pati regjimi diktatorial 30 vjet më parë, rrëzimin e tij, bashkë me statujat dhe idhujt e rremë. 

Njësoj si statuja e Enver Hoxhës, që u tërhoq zvarrë nga qytetarët e Tiranës pas rënies së diktaturës, edhe statuja e Edi Ramës është rrëzuar, duke simboluar fundit e qeverisjes së tij.

Image

Nis protesta e nëntë kombëtare e opozitës me thirrjen “Rama ik”!

Mbështetës të shumtë të opozitës po grumbullohen përpara ndërtesës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta e nëntë kombëtare.

Me pankarta të shumta, mbështetësit e opozitës i shoqëron thirrja: Rama ik! 

(Kosova Sot Online)