Gjeorgjia akuzon Rusinë për trazirat e fundit

  • 21 June 2019 - 20:22
Gjeorgjia akuzon Rusinë për trazirat e fundit

Gjeorgjia ka akuzuar Rusinë për trazirat e fundit, e cila kishte dërguar një delegacion për takim me ligjvënësit rus të Gjeorgjisë, e që sipas tyre ishte për një lidhje më të fuqishme të ligjvënësve ortodoksë. Gjeorgjia tha se qëllimi i kësaj vizite ka qenë vetëm për të nxitur reagim të publikut që do të dërgonte në incidente dhe trazira.

Dhuna shpërtheu në kryeqytetin e Gjeorgjisë të enjten, ku policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe plumba qorr për ta ndaluar turmën e cila ishte qëndronte para parlamentit.

Qindra njerëz, protestues dhe policë, u lënduan, disa me lëndime serioze për shkak të gurëve të cilët ishin hedhur nga ana e protestuesve, raporton Reuters. 

Gjeorgjia ka qenë e përfshirë në një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008, luftë edhe të cilën e kishte humbur. Partitë opozitare e shfrytëzuan këtë moment, dhe bënë thirrje që qytetarët të dalin në rrugë dhe ta kundërshtojnë vizitën e zyrtarëve rus.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit, Irakli Kobakhidze, dha dorëheqje këtë të premte në mëngjes, duke bërë kështu që protestat të qetësohen.

Koalicioni i partive opozitare gjithashtu kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm. Tamar Kordzia, lideri i opozitës nga Partia Republikane, tha që protestuesit do ta vazhdojnë protestën deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

(Kosova Sot Online)