Vuçiç tregon arsyen e vërtetë të dështimit të Samitit të Parisit

  • 21 June 2019 - 20:32
Vuçiç tregon arsyen e vërtetë të dështimit të Samitit të Parisit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në Minsk për gazetarët pas një takimi me kryeministrin rus Dimitri Medvedev.

Vucic ka folur me Medvedev për shumë çështje, njëra ndër to ishte edhe dialogu me Kosovën.

Vucic ka treguar për arsyen e dështimit të Samitit të Parisit.

“Organizuesit nuk kanë dashur të dështojnë përsëri si në Samitin e Berlinit, kështu vetëm sa është konfirmuar frika jonë se takimi nuk do të mbahej”, tha Vucic.

Vucic po ashtu për dështimin e këtij takimi I ka lënë fajin shqipëtarëve.

“Ata nuk kanë dashur të bëjnë asgjë, dhe organizatorët nuk kanë dashur edhe një dështim tjetër”, përfundoi Vucic.

Samiti i Parisit ishte paraparë që të mbahej me 1 korrik.

(Kosova Sot Online)