“Godet” Kryemadhi: Uroj që Rama të mos bëjë me Carla Brunin si me gratë e shokëve

  • 21 June 2019 - 22:26
“Godet” Kryemadhi: Uroj që Rama të mos bëjë me Carla Brunin si me gratë e shokëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka teksa ka folur për protestën e sotme, komentoi edhe takimin e kryeministrit Rama me ish- Presidentin e Francës, Nikola Sarkozy dhe bashkëshorten e tij Carla Bruni.

Teksa u pyet lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama ndodhej në Butrint për të ndjekur koncertin e Carla Brunit ajo tha që uronte që Rama mos vepronte si me gratë e shokëve të tij. 

“Më bëhet shumë qejfi që kryeministri Edi Rama ka shkuar në Butrint të ndjekë koncertin e Carla Brunit. Ka edhe Sarcozy-n shumë shok. Por uroj që të mos bëjë të njëjtën gjë që u bën grave të shokëve,”- u shpreh Kryemadhi.

(Kosova Sot Online)